Bashkimi Evropian do të mbajë takimin e radhës të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes në Bruksel i paraparë më 28-30 gushti në vend se në Budapest.
Lajmin e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell.
“Kam vendosur që pas pushimit veror të thërras takime jozyrtare të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së në Bruksel. Në takimin e sotëm #FAC , Shtetet Anëtare të BE-së kritikuan në mënyrë dërrmuese mungesën e bashkëpunimit të sinqertë dhe besnik të Hungarisë”, ka shkruar ai në X.
Vendimi i tij vije si reagim ndaj veprimeve të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban shtet ky i cili mori në qershor kryesimin e BE-së.
Orban, zemëroi pothuajse të gjithë partnerët e tij në BE, pasi zhvilloi një vizitë në Moskë, ku diskutoi për një rrugë të mundshme për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës./teve1.info/
Tags: borrellBruskseltakimi i ministrave