Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një person i vrarë pas sulmit me dronë në portin rus

Një sulm me dronë në një traget në Rusinë jugore la të vrarë së paku një person dhe të plagosur disa të tjerë, bëri të ditur një zyrtar rajonal.

Guvernatori i rajonit Krasnodar, Venyamin Kondratyev, tha se dronët e Ukrainës sulmuan një traget pasagjerësh në portin Kavkaz, afër Ngushticës së Kërçit, e cila lidh Detin e Zi me Detin Azov.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Fatkeqësisht, një person u vra. Viktima ka edhe në mesin e anëtarëve të ekuipazhit dhe punonjësve të portit”, shkroi Kondratyev në një kanal në Telegram.

Në Ukrainë nuk i komentuan këto pretendime dhe verifikimi i tyre në mënyrë të pavarur ishte i pamundur.

Në muajt e fundit, Ukraina ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë të Rusisë.

Infrastruktura e saj energjetike dhe civile është shkatërruar nga sulmet e vazhdueshme të Rusisë me dronë dhe raketa, të cilat kanë shkaktuar viktima të shumta dhe dëme serioze.

Në përgjigje, muajve të fundit, ajo ka filluar t’i sulmojë gjithnjë e më shumë objektivat industriale të Rusisë dhe infrastrukturën e saj të transportit./rel