Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KFOR-i amerikan konfirmon se kreu stërvitje me qitje ajrore në Babaj të Bokës në Gjakovë

 
   

Ushtarët e aviacionit të SHBA-së nga Komanda Rajonale Lindje, në kuadër të KFOR-it, kanë kryer stërvitje me qitje ajrore në fshatin Babaj të Bokës në Gjakovë.

Sipas një njoftimi për media KFOR-i ka thënë se po vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

“Sot, ushtarët e aviacionit të SHBA-së nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO KFOR kryen stërvitje me qitje ajrore në fshatin Babaj të Bokës, në komunën e Gjakovës.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë dhe në lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.

KFOR është reaguesi i tretë për siguri, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit EULEX.

E lidhur me stërvitjen e KFOR-it mbrëmë ka raportuar edhe mediat, se pikërisht në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë kishin shpërthyer disa zjarre në malet ku ushtarët kanë kryer stërvitje.

Prandaj është dashtë që të aktivizohen edhe njësitet e zjarrfikësve nga kjo komunë dhe helikopteri i KFOR-it për fikjen e zjarreve.