Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Faton Hajrizi nuk mund të quhet hero për shkak të veprave të rënda penale që ka kryer dhe dënimeve që ka marrë për to.
Haxhiu ka njoftuar se shkaku i kërcënimeve që ka marrë nga individë të ndryshëm në lidhje me deklaratat e saj për Faton Hajrizin ka marrë mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës.
“Nuk mund ta quajmë hero një person që ka vepra të rënda,, që ka plagosur Policinë e Kosovës që është dënuar për vepra të rënda. Kam pranuar kërcënimeve nga individë të ndryshëm, vlerësimi i rrezikshmërisë do të bëhet së shpejti.
Por për të shmangur çfarëdo situate natyrisht e kemi parë të rëndësishme që përkohësisht të ketë mbrojtje”, ka thënë Haxhi në një deklarim për media, pas intervistimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës.