Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhiu i bën një shpjegim të arratisjes së Faton Hajrizit

 
   

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë një shpjegim të çuditshmen mbi arratisjen e Faton Hajrizit nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, duke e lidhur atë me zhvillimet e fundit në Serbi.

Në një deklaratë për media, Haxhiu theksoi se arratisjet dhe ikjet nga drejtësia kosovare kanë një lidhje me situatat në Serbi, duke përfshirë edhe rastin e Faton Hajrizit.

Haxhiu e lidh vrasjen e policit serb nga Hajrizi në Lloznicë me minierat e litiumit.

“Pas ikjes së Faton Hajrizit nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ne kemi pasur takime me institucione të sigurisë dhe inteligjencës, në këto takime kemi diktuar të gjitha ikjet, arratisjet e fundit që kanë ndodhur për një kohë të shkurtë. Dhe ne këtë rast kemi përmendur edhe rastin e Faton Hajrizit dhe këto ndërlidhen edhe me shumë zhvillime të tjera në Serbi. Sepse supozohet se vendi ku ka ndodhur vrasja e policit është rreth 9 kilometra aty ku planifikohet të ndërtohen minierat e litiumit”, ka thënë Haxhiu.

Sipas ministres Haxhiu, shteti serb ka shfrytëzuar këtë rast për të parandaluar reagimet dhe protestat kundër marrëveshjes për litiumin.

“Prandaj ka pasur një përpjekje të Serbisë sa më pak zëra sa më pak kundërshtime, sa ma pak reziston të këtyre kontratave. Dhe duket që apo është diskutuar që tendenca e Serbisë është që ta heqë vëmendjen nga ajo situatë dhe ndërlidh me vrasjen e policit, me incidentin që ka ndodhur në Llozincë. Dhe siç e dini, ajo zonë është rrethuar dhe si rezultat nuk ka pasur as reagime qytetare, siç ka pasur në plan”, ka shtuar Haxhiu, pas intervistimit nga Prokuroria Speciale.

Haxhiu pasditen e së hënës është intervistuar nga prokuroria edhe mbi deklarimet e saj për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës.