Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Shërbimi sekret i Serbisë ka gisht në arratisjet prej burgjeve”, Bytyçi reagon pas ftesës së Prokurorisë për Albulena Haxhiun

 
   

Profesori dhe analisti politik, Enver Bytyçi ka reaguar pas thirrjes së Prokurorisë që i bëri ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut.

Haxhiu dje dhe sot ka dëshmuar në Prokurori pas deklaratës së saj lidhur me arratisjet e personave prej burgjeve të Kosovës.

Për këtë profesori thotë se, ministrja Haxhiu nuk kundërshtoi pas ftesës dhe as nuk reagoi por e respektoi thirrjen e Gjykatës.

Postimi i plotë:

Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës prej dy ditësh është thirr me orë të tëra në Prokuroinë e Posaçme, sepse ajo deklaroi se shërbimi sekret i Serbisë ka gisht në arratisjet prej burgjeve të Kosovës të eksponentëve të tillë, si Hajrizi. Këtë të fundi nuk e zuri në gojë, por hamendësohej se aty ishte fjala.

Më ka bërë përshtypje kjo thiirje e saj në prokurori, sepse zonja Haxhiu nuk ka shkelur asnjë ligj me deklaratën e saj. Ajo është ministre, politikane dhe deklaratat politike nuk bëhen objekt hetimi si në GESTAPO.

Kam përshtypjen se thirrja e ministres Haxhiu në Prokurorinë e Posaçme ishte për karshillëk institucional. “Ti je ministre e Drejtësisë, por drejtësinë të mësojmë ne ty si ta bësh”! Ky është mesazhi publik që u dha në këtë rast. Rivalitet dhe ushtrim force se kush është kush e kush bën çfarë.

Megjithatë është për t’u përshëndetur qetësia dhe maturia e zonjës Haxhiu. Ajo nuk kundërshtoi e as nuk reagoi. Respektoi pikë për pikë rendin juridik dhe rregullin publik. Nuk u dha shans prokurorëve që të bëjnë spektakël konflikti midis institucioneve!

Ishte kjo një demonstrim i mrekullueshëm i demokracisë në Kosovë. Në Shqipëri do të kishte plas sherri midis institucioneve!