Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur mbi aktualitetin politik në vend.
Berisha mes tjerash ka folur për zhvillimet e fundit derisa ka kritikuar Qeverinë Kurti.
“Qeveri skandaloze. Albin Kurti është shpirtziu më i madh në Kosovë”, u shpreh ai.
Berisha foli edhe për zgjedhje.
“Fushta ka filluar, njerëzit kanë ndryshuar shumë, e kanë parë që disa gjëra duhet ndryshuar. Nga vjeshta e vonë duhet të ndodhin zgjedhjet”, u shpreh ai.
Berisha ka komentuar edhe vendimin që mori Këshilli i Bashkimit Evropian për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
“Qitu po shihet që nuk ka sovranitet e integritet”, tha ai mes tjerash.