Urdhri izraelit për t’u evakuuar nuk iu dha kohë për të marrë asgjë me vete.
Kështu dhjetëra familje palestineze strehë të vetme gjetën hapësirat e jashtme të spitalit Nasser të Gazës jugore.
Ata po detyrohen të flenë në tokë, ndërsa përballen edhe me mungesë ushqimi e batanijesh, raporton AP.
“Po flemë në rrugë, po endemi nga një mur në tjetrin e nga një pemë në tjetrën për të gjetur hije”, tha Tamam Al Qarra.
“Nuk kemi ku të shkojmë. Djali im është në terapi intensive dhe ne ulemi këtu në oborr. Nuk ka batanije, nuk ka ushqim”, shprehet Um Mohammad Ebu Tema, palestinez i zhvendosur.
“Nuk kemi shtretër , nuk kemi ushqim. Duam të kthehemi. Na ktheni në shtëpitë tona! Na mjaftoi lufta. Na vranë. Ku është bota?”, thotë Hamda Al Qarra, palestineze.
Ushtria izraelite të hënën urdhëroi evakuimin e zonave të mbushura me njerëz në Rripin e Gazës, të cilën e kishte caktuar si zonë humanitare, duke thënë se po planifikon të synojë militantët e Hamasit atje.
Shumë prej këtyre familjeve janë zhvendosur disa herë në kërkim të sigurisë, ushqimit dhe strehimit në mes të fushatave të vazhdueshme ushtarake izraelit.
Fushata ushtarake e Izraelit në Gaza, e shkaktuar nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ka vrarë më shumë se 39,000 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës e cila nuk bën dallime ndërmjet civilëve dhe ushtarëve./Tëvë1/