Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin, ku mori pjesë edhe në ekspozitën tradicionale të Qenit Ilir të Sharrit.
Abdixhiku tha se ishte i nderuar të ndajë çmimin për qenin fitues “Murgja”, të cilin e konsideroi si bukuri të jashtëzakonshme.
“Pjesëmarrësit i urova për pasionin, gjersa kryetarit të Dragashit, Dr. Xheladinit, për organizimin”, shkroi Abdixhiku.
Postimi:
Sot, në Dragash, mes dashamirëve të Qenit Ilir të Sharrit, mora pjesë në ekspozitën tradicionale dhe njëkohësisht më të madhe mes shqiptarëve, të kësaj race autoktone.
Isha i nderuar të ndajë çmimin fitues, për qenin fitues ‘Murgja’; një bukuri e jashtëzakonshme!
Pjesëmarrësit i urova për pasionin, gjersa kryetarit të Dragashit, Dr. Xheladinit, për organizimin.