Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qalaj, PDK: Kosova mori një goditje të rëndë nga BE-ja

 
   

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ish-drejtor i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur rreth aktualitetit në vend përfshirë atë të sigurisë. Ka thënë se është vendim i mirë që në komunikacion është shtuar trupa policore sepse ka thënë se gjendja është e keqe në trafik.

“Policia të jetë prezente jo me i gjobitë njerëzit, por preventiva, që njerëzit ta dinë që në rrugë ka policë. Ata nuk ka nevojë të fshihen, duhet të dalin në rrugë”, tha ai mes tjerash, duke potencuar se nuk është dakord që disa policë tentojnë të fshihen pastaj t’i gjobisin qytetarët, dhe sipas tij, kjo nuk është e drejtë.

Qalaj ka komentuar edhe vizitën e ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla në veri të vendit.

“Për mua është e pakuptimtë që sot ta kemi një vizitë të një ministri të brendshëm, në një pjesë të vendit atje, kur dje e kemi pasë një goditje shumë të madhe që nga shpallja e pavarësisë, çështja e pasaportave për strukturat ilegale serbe në Kosovë dhe miratimi i lëvizjes së lirë pa viza”, tha Qalaj.

“Për njerëzit që janë në qeveri, nuk ka kuptim dhe nuk e di se si mund të dalin me popullizëm të shkojnë atje dhe duke tentuar të largojnë vëmendjen nga goditja që morën dje nga BE-ja”, tha tutje deputeti i PDK-së.

Ai tha se “të shkosh në Mitrovicë me armë të gjata dhe të mundohesh ta bindësh popullin se atje ka ligj mendoj se vlen shumë për t’u dëshiruar”.

Rashit Qalaj ka komentuar edhe vizitat në liqenin e Ujmanit.

“Janë të organizuara, është normale që njerëzit të vizitojnë çdo pjesë të vendit përfshirë Ujmanin. Por të mundohesh ta bindësh popullin se ne po shtrijmë sovranitetin – e sovraniteti të cenohet nga BE-ja , mendoj se kjo qeveri është e dëmshme”, tha tutje ai.