Sipas MeteoAlb deri në orët e mesditës Shqipëria parashikohet të jetë me intervale të gjata kthjellimesh të cilat më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.
Ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Parashikohet që orët vijuese të sjellin shtim gradual të vranësirave kalimtare në pothuajse të gjithë vendin, të cilat më të fokusuara pritet të jenë në shtrirjen Lindore.
Në orët e pasdites në zonat malore vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të izoluara dhe të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 13°C vlera më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fort në det duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Europa
Pjesërisht Rajoni i Ballkanit dhe Qendra e kontinentit Europian paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat pritet të sjellin rrebeshe shiu.
Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të jenë Vendet Nordike dhe Britania e Madhe, ku dhe shirat herë pas here do të shoqërohen dhe me ministuhi ere.
Ndërsa Europa Lindore dhe brigjet e detit Egje do të dominohen nga kushtet e qëndrueshme atmosferike duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Po ashtu gadishulli Iberik në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve.
Kosova
Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat Jugore.
Ndërsa vranësirat pritet të jenë më të fokusuara në zonat Veriore dhe Perëndimore. Por pas mesdite parashikohet që vranësirat të
zhvillohen duke sjellë në Kosovë reshje shiu të izoluara. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Verior.
Maqedonia e Veriut
Orët e parë të ditës në RMV parashikohet të jenën nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.
Ndërsa orët e mesditës dhe pasdites kryesisht zhvillojnë vranësirat në të gjithë territorin e RMV, duke bërë që të gjenerojnë reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe Jugperëndimore.
Përsa i përket temperaturat e ajrit do të ulen lehtë
në vlerat minimale dhe ndjeshëm në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale në rang vendi.
Ndërkohë; era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.