Gjykata Themelore e Pejës ua caktuar masën e paraburgimit për një muaj pesë të dyshuarve në rastin e dallavereve me patentë-shofer.
Derisa njërës prej të dyshuarve, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Seanca dëgjimore ndaj gjashtë të dyshuarve u mbajt mbrëmë.
Të marten, Prokuroria e Pejës në bashkëpunim me policinë kanë zhvilluar një aksion në disa lokacione, ku cak ishin 10 persona.
Fillimisht shtatë u prangosën, derisa një ishte liruar përkohësisht për shkak të gjendjes shëndetësore.
Kurse, tre prej të dyshuarve nuk ishin hasur në vendbanimet e tyre.
Rasti kishte të bënte me keqpërdorimet e mundshme lidhur me dhënien e patentë-shoferëve në Pejë.
Në mesin e të arrestuarve, janë zyrtarë të Qendres së Patentë-Shoferëve në Pejë, pronar të autoshkollës.