Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Qytetarët mbeten në pritje shumë orëshe në kufirin Mali i Zi-Kroaci

 
   

Pushuesit kosovarë që ia kanë mësyrë bregdetit të Kroacisë janë duke u përballur me pritje disa orëshe në vendkalimet kufitare.

Një qytetar nga Kosova ka bërë të ditur se janë duke pritur deri në katër orë për të kaluar kufirin.

Ky qytetar në kushte anonime tha për KosovaPress, se kolona e gjatë e automjeteve është krijuar në pikën kufitare Karasoviqi në hyrje të Kroacisë, pasi pala kroate nuk është duke punuar.

Vlen të theksohet se veprime të tilla kanë ndodhur edhe gjatë sezoneve të kaluara ndërmjet pikave kufitare të Malit të Zi dhe atyre të Kroacisë, ku qytetarët janë maltretuar duke pritur me orë të tëra në radhë në temperatura të larta.