Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez

 
   

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Preteni, i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, ka thënë se ka qenë akteri kryesor se si e çarmatosën batalionin në zonën e Pashtrikut e të Drenicës, teksa vazhdoi të tregonte se edhe çka ndodhi me zonën operative të Shalës.

Siç rrëfeu Preteni, komunikimi me Shtabin e Përgjithshëm dhe pastaj vendimi i tyre erdhi që ky grup, në atë pjesë, të lëvizte në koordinim me KFOR-in. Por, i njëjti tha se nga KFOR-i francez, ai së bashku me ushtarët e tij, nuk mund të vepronin lirshëm. Jo vetëm që u mbajtën të lidhur për 48, por edhe i çarmatosën.

“Zbritëm, kemi pas urdhërese që mos të ballafaqohemi me serbët, të presim, në koordinim me KFOR-in, si të lëvizë KFOR-i ashtu edhe ne me lëvizë. Hymë në Trepçë. Vij, zbres në Staritërg (Stantërg), në stacionin e famshëm policor. E tuboj njësitin, e bëjmë një pastrim, vizitojë të gjithë ato ndërtesa që ishin në Staritërg, edhe në Minierën e Trepçës, edhe në muze, dhe e rreshtoj njësitin, e të nesërmen në mëngjes e ngriti flamurin në Stacionin policor”.

“Vijnë ushtarët e KFOR-it, thonë se cilat janë qëndrimet e juaja? I them se unë jam në koordinim me komandantin dhe jam duke lëvizur këtu. E presim vendimin e komandës . Një pjesë e ushtarëve lëvizin drejt Mitrovicës, burgosen. 48 orë kanë qenë të lidhur ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga KFOR-i francez. Mua më rrethojnë dhe kërkojnë çarmatimin”, vazhdoi të tregojë Preteni.