Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: 3941 qytetarë nga komuniteti serb kanë aplikuar deri më sot për konvertim të patentë shoferëve ilegalë në RKS

 
   

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se 3941 bashkëqytetarë nga komuniteti serb, në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës kanë aplikuar për konvertim të patentë shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se deri në mbyllje të afatit kanë mbetur edhe dy javë dhe se nuk është shënuar asnjë incident.

I ftoj të gjithë ata që nuk kanë aplikuar ende për konvertim të patent shoferit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi e cila ofrohet në të gjitha komunat deri më datë 9 gusht” shkruan Kurti në Facebook.

Postimi i plotë:

3941 bashkëqytetarë nga komuniteti serb, në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës kanë aplikuar deri më sot për konvertim të patent shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patent shofer të Republikës së Kosovës. Deri në përmbylljen e afatit për aplikim, kanë mbetur edhe dy javë.

Nga 9 maji kur ka filluar ky proces, nuk është shënuar asnjë incident i vetëm.

I ftoj të gjithë ata që nuk kanë aplikuar ende për konvertim të patent shoferit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi e cila ofrohet në të gjitha komunat deri më datë 9 gusht.

Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet tona.

***

3941 sugrađanina iz srpske zajednice, u svim opštinama Republike Kosova, do sada je podnelo zahtev za konverziju vozačkih dozvola sa nelegalnih struktura Srbije u vozačke dozvole Republike Kosova. Ostale su još dve nedelje do kraja roka za prijavu.

Od 9. maja, kada je ovaj proces počeo, nije zabeležen niti jedan incident.

Pozivam sve one koji još nisu podneli zahtev za konverziju vozačke dozvole da iskoriste ovu mogućnost koja se nudi u svim opštinama do 9. avgusta.

Zahvaljujem se građanima na kontinuiranoj saradnji sa našim institucijama.