Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nagavci: Fokusi ynë ka qenë përmirësimi i kushteve nëpër shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta

 
   

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ka thënë se gjatë mandatit të saj, fokus të veçantë ka pasur përmirësimi i kushteve të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ajo theksoi se është ndarë buxheti i nevojshëm për këta fëmijë, si dhe ka njoftuar se janë punësuar 400 asistencë në mënyrë që të krijohen mundësitë e barabartë për të gjithë fëmijët.

“Kemi punuar më shumë përkushtim gjatë këtij mandati janë një varg reformash dhe zhvillime, të cilat rezultatet do t’i japim gjatë ditëve dhe muajve dhe viteve në fillim. Duke filluar që nga edukimi i hershëm e deri tek arsimi i lartë, inovacioni dhe shkenca. Sa i përket përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta kanë qenë një nga fokusi dhe vëmendja e veçantë e jona. Ne kemi ndarë edhe buxhetin e nevojshëm dhe kemi përmbushur tashmë edhe para kohës për punësimin e katër asistentëve të fëmijëve me nevoja të veçanta në mënyrë që të krijohen mundësitë e barabarta për të gjithë fëmijët. Përtej kësaj kemi pasur politika dhe veprime konkrete për mbështetjen e të gjithë mësimdhënësve të cilët punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta jo vetëm të asistentëve. Një varg trajnimesh dhe programesh për zhvillimin profesional jo vetëm të mësimdhënësve por edhe të inspektorëve të cilët monitorojnë punën në shkolla”, tha ajo.

E para e MASHTI-t, ka folur edhe për qasjen në infrastrukturën fizike nëpër shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Sa i përket qasjes në infrastrukturën fizike standardet për qasjen e personave me nevoja të veçanta respektohen në të gjitha objektet e reja të cilat janë në ndërtim, ndërsa për ato ekzistueset jemi duke punuar që t’i përmirësojnë edhe ato, akoma ka shumë punë në këtë drejtim por është njëra ndër pikat që po intervenohet shkollë pas shkolle. Mbetet gjithmonë edhe më shumë për të bërë për fëmijët me nevoja të veçanta. Gjithsesi konsideroj që gjatë këtij mandati kemi bërë më shumë se asnjëherë më parë. Përveç punësimit të asistentëve pra ndarjes së buxhetit për komunat që të punësoj në sistem të fëmijëve me nevoja të veçanta, ka pasur programe të mbështetje. Kemi ndarë buxhet për format tjera përmes subvencionet dhe formave të tjera përmes mbështetjes së organizatave shoqërisë civile dhe partnerët e tjerë”, theksoi Nagavci.

Sipas saj, përfshirja në të gjitha shkollat dhe qasja më e lehtë për këta fëmijë është obligim ligjor.