Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prindon Sadriu merr pjesë në organizimin e Zonjës së parë të Francës

 
   

Zotriu i parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në drekën e Zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron, në margjinat e Lojërave Olimpike “Paris” 2024.

Në rrjetin social Facebook, ai ka deklaruar se ndjehet jashtëzakonisht i nderuar me ftesën dhe të jetë në mesin e 50 zonjave të para dhe dy zotërive të parë të pranishëm.

“Ishte një përvojë e veçantë të jem në tavolinën kryesore së bashku me zonjën Macron, Dukeshën e Madhe të Luksemburgut dhe zonja të tjera lidere”.

“Me zonjën Macron ndamë përvojat tona në mbështetje të agjendave zyrtare të dy krerëve të shteteve”, ka shkruar Sadriu.