Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haziri: Pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

 
   

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë kryetari i partisë do të merr pjesë në takimin e së mërkurës për caktimin e datës së zgjedhjeve, me presidenten Osmani.

Haziri thekson se nga ky takim pret që kjo e fundit të dëgjoj opozitën me kujdes, për dallim nga herat e kaluara.

“Kryetari i LDK-së do të merr pjesë në takimin e së mërkurës me presidenten Osmani.
Sa i përket datës së zgjedhjeve kjo është çështje e konsultimeve të brendshme, sepse është takimi i parë. Ne presim me dëgju iden e presidentes, cili është qellimi, cili është kërkesa dhe pritjet e saj në veçanti. Sipas ftesës, ajo ka hyrë në fazën e detyrës Kushtetuese për konsultime me partitë politike. Shpresoj shumë  që kësaj here ta dëgjojë opozitën me kujdes për dallim prej herave të kaluara”, 
theksoi ai.

Haziri thotë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje nga 19 nëntori i vitit të kaluar, pra nga mbajtja e Kuvendit dhe Konventa e LDK-së.

“LDK-ja ka qenë e gatshme qysh dje, çdo ditë, prej 19 nëntorit të vitit 2023 kur LDK ka mbajtë Kuvendin dhe Konventën e saj zgjedhore, ne i kemi politikat e zbardhuna sektoriale, buxhetore, objektivat zhvillimore dhe ndalimin e degradimit të politikës”, deklaroi tutje ai.

Haziri thotë se e definon që pa LDK-në as nuk ka procese, nuk shkaktohen procese as nuk mbyllen procese.

“E kem bërë të qartë politikën tonë, jemi të gatshëm për proceset. Kjo është ajo që unë e definoj pa LDK-në as nuk ka procese, nuk shkaktohen procese as nuk mbyllen procese. Ne do të sillemi karshi kësaj situate dhe rolit tonë me përgjegjësi të madhe në interes të qytetarëve”, tha ai.

Haziri pret që data e zgjedhjeve të caktohet me koncensus, por ai dyshon në Vetvendosjen. Ai thotë poashtu se Kosova është e ndarë politikisht.

“Tash prej gushtit, praktikisht Kosova hyn në fazën e rregullt zgjedhor por çdo datë që caktohet me koncensus evetnualisht është e mire edhe pse dyshoj që Vetvendosje të sillet me ndërtimin e një koncenzusi. Deri tani asnjë vendim nuk është konsensual. Kosova është ndarë politikisht”, tha Haziri