Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Së paku 8 të plagosur në një sulm me thikë në Angli

Shërbimi emergjent britanik njoftoi se është arrestuar një burrë, pasi së paku tetë njerëz u therën me thikë në veriperëndim të Anglisë të hënën.

Shërbimi emergjent tha se u ka dhënë ndihmë mjekësore tetë pacientëve të plagosur me thikë, të cilët u dërguan në tri spitale të ndryshme, përfshirë në Spitalin e Fëmijëve “Alder Hey”.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Policia në Merzisajd tha se oficerët e armatosur e kanë arrestuar një burrë dhe e kanë konfiskuar një thikë, pas raportimit të një incidenti me thikë pak para mesditës.

Nuk ka rrezik për publikun e gjerë, tha policia.

Kryeminisitri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, shkroi në rrjetin social X se ndihet i tronditur nga ky incident, shkruan REL.

“Lajm i tmerrshëm dhe thellësisht tronditës nga Southport. Dua t’i falënderoj policinë dhe shërbimin emergjent për reagimin e shpejtë”, tha ai.

Spitali i Fëmijëve “Alder Hey” tha se ka shpallur incident të madh dhe se departamenti i emergjencës së saj është tejet i zënë.

Ai u kërkoi prindërve t’i sjellin fëmijët e tyre në emergjencë vetëm në raste urgjente.

Tags: