Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nimon Krasniqi rrëfen takimin e parë pas lirimit nga burgu me UDB-ashin Jakup Lonqari

 
   

Ish i burgosuri politik, Nimon Krasniqi, i cili ishte burgosur për një vit nga ish-regjimi jugosllav, ka rrëfyer për pjesën se kur u takua me Jakup Lonqarin pasi u lirua nga burgu.

Krasniqi, deklaroi se pas lirimit të tij nga burgu është takuar me Jakup Lonqarin dhe se ky takim erdhi pasi ai u punësua si shofer autobusi në vitin 1985 për vijën Pejë-Boran.

E për punësimin e tij, Krasniqi deklaroi se atë mbrëmje ishte rrahur nga Jakup Lonqari e Mehmet Loci dhe Demë Muja.

“Më ke rreh boll. Boll më ke rreh. Kurrë s’jam ballafaquar në liri me ty. Po ballafaqohna tash. Shpirtin të ma marrësh, nk ka me të kallxu. Po të kallxoj drejt, po konkursi ka qenë me nejt në Baran. Unë kam qenë i Vranocit, afër atu. Ai kusht më ka marrë. Të jesh i bindur se edhe mem marrë dikush, kputma kryt e rreh sa dush se nuk kallxoj. Deri në 11 natës më kanë rreh, Jakup Lonqari e Mehmet Loci dhe Demë Muja. Ata kishin qejf se kur vjen akshami me rreh gjinj”, deklaroi Krasniqi.

Krasniqi kujton edhe momentin e parë të takimit me Jakup Lonqarin dhe fjalët e tij të para.

Jakup Lonqari në parën fjalë më ka tha : Në birë të hifsh se qare pa kallxu se kush të ka marrë punë, s’ki.

“Pas lirimit tem kam takuar Jakup Lonqarin, Mehmet Locin. Kur ia kam filluar me punu si shofer i autobusëve prej Peje deri në Boran, në 1985. Pas një muaji pune që bëra, shtatë mëngjesit e rrethuan autobusin në Pejë me polici. E kanë pasur një fiqë ngjyrë portokallit, dhe atë ka pasur Jakup Lonqarin. E njifsha atë fiq. Kur e pashë që e rrethum tek autobusi. Kur shkuam aty, thotë se punë s’ka për ty, hajde 52 ti e di ku e ki vendin. Një falënderim për Agim Rakaj te Kosova Trans dhe Xhevdet Anadolli si zëvendësdrejtori.

I thashë Agimit, a mundeni me marrë në punë se e kam marrë lejën për autobus, jam I varfër skajshmërisë.

Merr Agimi, më çon te Xhevdet Anadolli. Tha jemi duke e kërkuar një vozitës për Boran. Qeky djalë e ka lejen.

Xhevdeti: Qeky e ka lejen për autobus

Agimi: Po

Xhevdeti: Prej kahi është

Agimi: Prej Borani

Xhevdeti: Tamon na duhet me fjet autobusi atje.

Agimi tha Xhevdet e kemi një problem me këtë djalë. Ky është I dënuar politik.

M’tha cili je ti, I thash qeky jam.

I thashë, një ta garantojë dhe mos e harro kurrë Xhevdet: Nëse m’pyet se kush m’ka marrë  punë, veç n’konop mqit se nuk tregojë. Bi n’konop e nuk tregojë.

Agimi i tha Xhevdet: Mos e merr

Xhevdet:  Ka me marrë, flakë le ti dalë këtij vendi. Ka me marrë me I ndihmu një familje tillë.

M’kanë marrë punë.

Lufta për ta, se kush është ai që mu mndihmon”, rrëfimi i tij rreth punësimit si shofer autobusi.