Katër persona kanë vdekur në një aksident komunikacioni në Turqi dhe një tjetër është lënduar rëndë.
Në këtë aksident që ka ndodhë në Oltu të Erzurumit janë përplasur “kokë me kokë”, autoambulanca dhe një veturë civile e drejtuar nga një 75, vjeçar i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes bashkë me një pasagjerë. Dy personat tjerë që kanë vdekur në këtë aksident janë shoferi i autoambulancë dhe një infermiere, shkruan mediumi turk TRT Haber.
E lënduara rëndë është poashtu infermiere e cila me helikopterë është dërguar në spital.
Për ngjarjen ka nisur një hetim.