Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Koci jep informacionin e rëndësishëm për rastin e Faton Hajrizit: Çdo gjë ka shkuar sipas planit tim!

 
   

Vrasja e Faton Hajrizit disa ditë më parë nga autoritetet serbe kanë nxitur jo pak reagime, teksa ende trupi i tij nuk është kthyer në Kosovë.

Avokati Arianit Koci, është autorizuar nga familja Hajrizi për t’u angazhuar në procedurat e tërheqjes së trupit nga Serbia.

Së fundi, Koci përmes një postimi në Facebook, njoftoi se strishoja e gojës e nanës së Faton Hajrizit është dhënë, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij, Serbia nuk ka më asnjë arsye të mos e lirojë trupi e Hajrizit.

Postimi i plotë

Strishoja e gojës e nanës së Faton Hajrizit është dhënë. Çdo gjë ka shkuar sipas planit tim. Zonja është me mua, rrugës për në Skenderaj.

Tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi, posa të kryhet analiza e strishos!