Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avokati Tomë Gashi: Për vrasjen e Lulit kanë mëkate edhe vetë tre gjyqtarë të Gjykatës Themelore

 
   

Avokati i familjes Fejzullahu, në rastin e vrasjes së djalit të tyre Lulzimit, Tomë Gashi, ka hedhur akuza ndaj tre gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Siç thotë Gashi, po këta tre gjyqtarë, nuk i dhanë ndëshkim meritor të paktën njërit prej sulmuesve të 18 vjeçarit, në raste të kaluara të veprave penale.

”Vrasja e Lulit

Nesër me 31.07.24 ne ora 9:00 do të publikohet vendimi i Gjykatës për rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut.

Për vrasjen e Lulit kanë mëkate edhe vetë tre gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë të cilët së paku njërit prej sulmuesve mizorë ndaj Lulit, për vepra shumë të rënda penale që nga tentim vrasja e një nxënësi në apo afër oborrit të shkollës në Besianë pak vite më parë, nuk i dhanë dënimin meritor”.

Gashi thekson se po të ndodhte ndëshkimi siç kërkohet me ligj, Lulzimi 18 vjeçar sot do ishte gjallë.

”Po që se gjyqtarët do të vendosin dënim në përpjesëtim me veprat e tij penale, ai sot nuk do të ishte në burg për vrasje të Lulit vetëm 18 vjeçar, e Luli do të ishte shëndosh e mirë dhe jo të kalbet nën dhe në këtë moshë kaq të re.

Çdo dënim që familja e Lulit e pret ditën e nesërme është dhuratë për ta sepse Luli nuk jeton ma…!”