Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia ka një apel për qytetarët që janë mashtruar me viza pune

 
   

Policia ka kërkuar nga qytetarët që kanë qenë viktimë e mashtrimeve me viza pune, që të lajmërohen në stacionin më të afërt policor.

Sipas njoftimit të policisë, mashtrimi mund të ketë ndodhur për një periudhë të gjatë, ndaj dyshohet se numri mund të jetë më shumë se nëntë, pra aq sa janë raportuar.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore  dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”.

“Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.