Ngadhnjim Makolli, avokat, ka komentuar dënimin me burgim të përjetshëm të Dardan Krivaqës, i cili u dënua dje.
Avokati Makolli ka vlerësuar se dënimi me burgim të përjetshëm nuk mund të shqiptohet për një vepër të vetme penale.
Madje, Makolli ka vlerësuar se dënimi ndaj Krivaqës mund dhe do të kthehet në rigjykim.
“Pra duhet ta themi se ky dënim me burgim të përjetshëm mund dhe do të kthehet në rigjykim, dhe për rrjedhojë Krivaqës mund t’i shqiptohet dënimi maksimal. Kjo sepse është dënuar me burgim të përjetshëm në kundërshtim me Nenin 41, paragrafin 2 të Kodit Penal të Kosovës, pasi që i njëjti ka kryer vetëm një vepër penale. Sipas kësaj dispozite, dënimi me burgim të përjetshëm nuk mund të shqiptohet për një vepër të vetme penale. Ky rast ngre pyetje serioze rreth zbatimit të drejtësisë në vendin tonë dhe respektimit të ligjeve që janë në fuqi.” – ka shkruar Makolli, ndër të tjera.