Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shëngjini në flakë, u rrezikuan banesa e resorte turistike! Flet kreu i zjarrfikësve

Flakët në Malin e Shëngjinit kanë nisur që nga e shtuna pasdite dhe zjarri është rindezur në mëngjesin e hënës.

Autoritetet njoftuan se kanë evakuuar banorët e zonës si dhe po punojnë për mbrojtjen e banesave që ndodhen në zonë.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Drejtori i Përgjithsëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, deklaroi në një prononcim për media, se ishte era e furishme ajo që bëri përhapjen e menjëhershme të flakëve në disa vatra të ndryshme.

Cara tha se aktualisht nuk është prekur asnjë godinë, por e quajti të nevojshëm evakuimin me qëllim parandalimin e dëmeve në njerëz.

“Kemi angazhuar kapacitete nga disa bashki të vendit, ku kanë qenë rreth 20 automjete zjarrfikëse. Duke pasur parasysh mbrëmjen e djeshmje kemi një ulje të tempit të zjarrit, por era e furishme bëri që të hapeshin disa vatra njëherësh dhe na e vështirësoi punën. Automjetet zjarrfikëse i kemi shpërndarë në vendet ku ndodhen dhe banesat dhe komplekse të ndryshme turistike të cilat në këtë periudhë janë të mbushura me turistë”, tha Cara.

Kreu i zjarrfikëses falenderoi qytetarët poër bashkëpunimin dhe kryerjen e shpejtë të procesit të evakuimit.

“Zjarri i mbrëmshëm ka rrezikuar seriozisht dhe banesat dhe resortet turistike, por ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka bërë që të mos preket asnjë banesë, por dhe asnjë resort. Policia ka bërë gjënë e duhur me evakuimin e banorëve deri në një moment të dytë, kur situata të jetë dhe më e sigurt. Deri tani nuk kemi asnjë objekt të prekur nga zjarri.

Banorët e zonës nuk është se janë angazhuar për shuarjen e flakëve pasi zjarri ka qenë i fuqishëm dhe kërkoheshin dhe uniforma speciale. Ajo që është e rëndësishme është që kanë qenë bashkëpunues dhe kanë pranuar të shpërngulen nga banesat e tyre”, tha ai./euronews.al