Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka ftuar në një takim minatorët, për siç është për të diskutuar dhe gjetur një zgjidhje për situatën aktuale në të cilën gjendet ndërmarrja.
Takimi është ftuar për të mërkurën nga ora 07:00 e mëngjesit.
“Duke pasur parasysh situatën e fundit të krijuar në ndërmarrjen Trepca Sh.A. dhe veshtirsitë financiare me të cilat jemi duke u ballafaquar vazhdimisht, me qëllim të gjetjes së ndonjë zgjidhje konkrete dhe afatgjate, ju ftojmë që nesër nga ora 07:00 të takohemi në menzem e minierës në Stan Tërgut. Qëllimi i këtij takimi është diskutimi mbi situatën e rëndë në të cilën ndodhemi ne minatorët dhe miniera e StanTergut”, thuhet nga sindikata.
Minatorët e Trepçës për më shumë se dy javë janë grevë për shkak të mos marrjes së pagës.
Ata kanë thënë se ende nuk kanë marrë pagën e qershorit.
Nga menaxhmenti ditë më parë kanë thënë se nuk ka njohuri se kur do të ekzekutohen pagat, duke u bërë thirrje minatorëve të ndërpresin grevën.