Zjarri ka përparuar me shpejtësi të madhe drejt resorteve dhe hoteleve, duke djegur beach bare, çadra dhe shezllone në Shëngjin.
TopChannel raporton se tashmë edhe banorët kanë nisur të largohen.
Ata janë detyruar të lënë bizneset dhe banesat e tyre për t’i shpëtuar flakëve.
Qindra mjete zjarrfikëse janë në terren, por flakët kanë përparuar me shpejtësi për shkak të erës dhe bimësisë në zonë.
Gjatë minutave të fundit flakët kanë përparuar në rrugën që të çon në zonën e Ranës së Hedhun.
Në zonë ka ende banorë dhe turistë të cilët ndodhen në njësitë akomoduese, ndërsa vijon evakuimi i tyre, pasi situata ka dalë jashtë kontrolli.
Veç zjarrfikësve, në zonë ka edhe forca të shumta policie, të cilët po ndihmojnë banorët dhe turistët.