Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ardita Sinanin për zgjedhjen e saj në krye të Komunës së Preshevës, mirëpo një urim të tillë nuk e ka bërë për kreun e ri të Bujanocit, Arbër Pajazitin.
Ky i fundit ka bërë koalicion me gjitha partitë serbe dhe rome, ndërsa ka lënë në opozitë tri partitë shqiptare.
Urimi i plotë i Kurtit:
Urimet më të sinqerta e të përzemërta Ardita Sinanit për detyren e re si Kryetare e Komunës së Preshevës, si dhe banorëve të saj për kryetaren e re të komunës së tyre.
Fitorja bindëse në zgjedhjet e qeshorit ishte përcaktim i qartë i vullnetit të qytetarëve për komunën që duan dhe mandat i fuqishëm i Arditës për të udhëhequr e qeverisur në atë drejtim.
Bashkë me urimin për suksese dhe punë të mbarë në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive, shpreh gatishmërinë time dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim.