Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, thotë se në rastin e Faton Hajrizit duhet veprime konkrete të autorizuara shtetërore.
Ai thotë se autoritet e Kosovës e kanë neglizhuar rastin.
“Ne kemi parë neglizhencë të autoriteteve të Kosovës me trajtu rastin. Sepse, më shumë kemi parë deklarime rreth profilit dhe rastit sesa deklarime për veprimet konkrete. Ministria e Drejtësisë është autoriteti kompetent e ngarkuar me normativat në Kosovë për t’i kryer veprimet e tilla.
Në vend se të deklarojë minimalisht për opinionin publik për veprimet që i kanë ndërmarrë në drejtim të verifikimit e trupit të tij apo çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me rastin. Këta janë marrë më shumë me teori konspirative, rreth profilit të personit dhe madje kanë bërë ftesë popullit që të mos e bëjnë hero”, tha ai.