Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sindikalisti i Trepçës: Na kanë mbetur fëmijët pa bukë, pagën aman

 
   

Sot në minierën e “Trepçës” është duke u mbajtur një takim, ku minatorët janë duke biseduar në lidhje me gjendjen e rënduar të tyre, pasi qe dy muaj nuk kanë marrë paga.

Në fjalën e tij, Ibrahim Jonuzi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve, i tha kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, Bashkim Kurti, se minatorët dëshirojnë pagën e tyre.

“Me shku si minator se jemi duke e kërkuar pagën.

Nuk jemi t’u bo politikë, pagën aman, pagën se na kanë mbetur fëmija pa bukë” – ka thënë Januzi.