Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kievi përballet me sulm “masiv” me dronë

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar dhjetëra dronë rusë që kanë sulmuar Kievin mëngjesin e 31 korrikut, në atë që administrata ushtarake e kryeqytetit ukrainas e quajti “sulmi më masiv i vitit 2024”. Po ashtu, zyrtarët lokalë thanë se forcat ruse kanë sulmuar rajonet e Harkivit, Donjeckut dhe Hersonit, duke vrarë të paktën katër persona.

Gjatë alarmit për sulme ajrore në Kiev, që zgjati për më shumë se shtatë orë, dronët rusë sulmuan kryeqytetin ukrainas përmes dy valëve të sulmeve nga të gjitha drejtimet, tha kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Forcat ajrore ukrainase thanë se mbrojtja ajrore ka shkatërruar të gjithë 89 dronët e lëshuar ndaj Kievit, si dhe një raketë të llojit X-59.

“Kjo është një prej sulmeve më masive me dronë”, shkroi në Telegram, komandanti i forcave ajrore, gjenerali Mykola Oleschuk.

Sulmi ishte i shtati që është kryer ndaj Kievit gjatë këtij muaji, tha Popko, duke shtuar se “aktualisht, sipas raportit operacional, nuk ka viktima e as dëme në Kiev”.

Shërbimi emergjent i Ukrainës tha se një rajonin e Kievit një shtëpi u përshi nga zjarri nga copëzat e dronëve të shkatërruar, dhe shtëpia pësoi dëme. Megjithatë, autoritetet nuk raportuan për viktima dhe shtuan se zjarri u shua, shkruan REL.

Ndërkaq, autoritetet në Donjeck thanë se një person u vra në qytetin Toretsk, si pasojë e granatimeve ruse, ndërkaq tre civilë po ashtu u vranë nga sulmet ruse në Harkiv.

Në Herson një person u vra dhe një tjetër u plagos nga granatimet ruse, thanë autoritetet ukrainase.

Që kur Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 2022, forcat e Moskës në mënyrë sistematike kanë sulmuar infrastrukturën civile dhe atë të energjisë të Ukrainës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima.

Ukraina, ndërkaq ka sulmuar rafineritë e naftës dhe infrastrukturën tjetër të energjisë brenda Rusisë.

Tags: