Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdixhiku thotë se 26 dhjetori është data e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve

 
   

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se 26 dhjetorin e propozoi si datë për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale, në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike të vendit.

Në një postim në Facebook, ai potencuar se vendi ka nevojë sa më parë të shkojë në zgjedhje, sipas tij, pasi vendit i duhet një qeveri me qasje pro-perëndimore.

“Meqë, sipas përcaktimeve të afateve kushtetuese, në dispozicion na u ofruan katër data, ato të 26 janarit, 2 shkurtit, 9 shkurtit e 16 shkurtit; dhe në vijë me bindjet politike të Lidhjes Demokratike – se vendit i duhet sa më parë një Qeveri e re, që parandalon zhbërjen e shtetit, shëron polarizimin shoqëror, rikthen orientimin pro-perëndimor e fokusohet në zhvillim e mirëqenie qytetare, propozova datën 26 janar 2025 si datë të zgjedhjeve të ardhshme”.

“Zgjedhjet për LDK-në janë gjithmonë festë! Si manifestim i demokracisë, si rikthim tek qytetari, si vlerë e shtetit tonë të ri, ato na vijnë në një moment kritik të vendit, të gjeneratave të tashme dhe atyre që vijnë. Prandaj dhe përbashkimi i së djathtës sot është thirrje për shpëtim!”, ka thënë Abdixhiku.