Për të dytën herë, u dënuan me dënim të njëjtë për vrasjen e Lulzim Fejzullahut në Podujevë.
Edhe në rigjykim Gjykata Themelore në Prishtinëi ka shpallur fajtor dhe i ka dënuar dy të miturit për vrasjen e 18 vjeçarit.
I pandehuri E.K. është dënuar me 10 vjet burgim, kurse A.A me 9 vjet burgim, në total prej 19 viteve së bashku për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.
Avokati i familjes Tomë Gashi këtë vendim e ka cilësuar të drejtë.
Mirëpo avokati Gashi ka thënë se vendimi i rigjykimit ka vërtetuar se Apeli e ka rikthyer rastin për çështje teknike.
I zhgënjyer me vendimin e gjykatës është xhaxhai i 18 vjeçarit, Rrahim Fejzullahu.
Vendim të ngjashëm gjykata e shkallës së parë kishte marrë herën e parë, por shkalla e dytë e kishte kthyer çështjen në rigjykim.
Si ne rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, të gjitha seancat ishin mbajtur të mbyllura për publikun pasi dy të pandehurit ishin të mitur.
18-vjeçari LulzimFejzullahu vdiq më 20 janar, gjashtë ditë pas plagëve që mori nga goditja me veturë e më pas me mjete të forta nga dy të akuzuarit në Podujevë.