Analistit politik, Visar Xani ka vlerësuar se mungesa e kryetarit të LVV-së njëherit kryeministrit Kurti, në takimin konsultativ për datën e zgjedhjeve të ftuar nga presidentja Osmani ka të bëjë më shumë se me agjendë.
Ai për këtë ka thënë se reagimi i Osmanit për mungesën e Kurtit tregon për këtë.
“Mbase munde të jetë çështje agjende, por deklarimi i presidentes nuk lë këtë përshtypje, pra del jashtëzakonisht shumë më shumë se çështja e agjendës dhe nga ky aspekt na le më kuptu se kemi nevojë për zgjedhje”, ka thënë Xani.
Kurti nuk mori pjesë në këtë takim me arsyetimin siç u tha nga Qeveria për shkak të konfrimit në një drekë me ambasadorët e akredituar në Kosovë të thirrur nga i BE-së.
Vetëvendosje, kishte propozuar që në takim të shkonte nënkryetari i partisë, Glauk Konjufca, por që ishte refuzuar nga e para e vendit me arsyetimin se agjenda ka qenë me kryetarët e partive.
Xani ka thënë se Osmani me këtë ka krijuar një standard të ri protokollar edhe pse mu Kushtetutë nuk është obligim të marrin pjesë vetëm kryetarët e partive.
Ai duke folur për “diss-at”, ndërmjet ministres së Jashtme Donika Gërvalla dhe presidentes Osmani, ka thënë se ka qenë jo serioze.
“Në aspekt të përgjegjësisë nuk më duket serioze. Aspak institucionale”, tha Xani.