Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kurti do të detyrohet ta sakrifikojë Osmanin”, Spahiu tregon arsyet e përçarjes mes tyre

 
   

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka vlerësuar se krisja e raporteve ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani ka të bëjë me postin e presidentin për mandatin e ardhshëm.

Spahiu ka vlerësuar se Kurti është i interesuar të ketë më afër Listën Guxo se sa Osmanin.

Ai ka thënë se Kurti do të detyrohet ta sakrifikojë Osmanin për koalicion me ndonjë parti tjetër.

“Krisja ka të bëjë shumë thjeshtë, ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Kur vijnë zgjedhjet presidenciale atij do t’i duhej me bë koalicion me ndonjë parti tjetër dhe ajo parti sigurisht mund t’ia kërkojë postin e presidentit. Kështu që sigurisht se do të detyrohet ta sakrifikojë. Sigurisht që posti i presidentit është shkaktar”, ka thënë Spahiu.

Krisja e raporteve mes Osmani dhe Qeverisë, u theksuar pas letrës që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla i dërgojë Këshillit të Evropës, e për të cilën Osmani tha se nuk u konsultua duke vlerësuar se kjo sjellje nuk është në frymën e bashkëpunimit. Kurti kishte mohuar se ka krisje të raporteve, duke theksuar se mospajtime kanë për çështje të ndryshme.

Ndërsa, Kurti nuk mori pjesë në takimin e së mërkurës të ftuar nga Osmani me kryetarët e partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve paralamnetar. Nga Qeveria u tha se Kurti kishte një drekë me ambasadorët e akredituar në Kosovë.