Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas incidentit të Osmanit, Grubi: Kosovë, na fal

 
   

“Kosovë, na fal”, është mesazhi i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, pas incidentit të presidentes së Kosovës në Shkup, Vjosa Osmani.

“Kosovë, na fal! Nga zot shtëpie në qiraxhi, nga vendimmarrës në vasal, nga krenar në puthadorë, nga dinjitozë në pakurrizor, nga faqebardhë në faqezi, nga të ditur në injorantë, nga guximtar në frikacak, nga qeverisës në shërbëtorë, nga fitimtar në humbës, nga Europa e Amerika në Rusi e Serbi, nga Ali Ahmeti në Ivan Stoilkoviq!”, ka shkruar Grubi.

Osmanit iu tentua t’i merrej telefoni në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, derisa Presidenca ka thënë se pati tentim edhe të shtyhej fizikisht.

Po ashtu, ka pasur mjaftë reagime për kë skandal.