Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kush është fajtori”, veprimtari nga SHBA reagon ashpër pas skandalit në Aeroportin e Shkupit – hedh disa dyshime të forta!

 
   

Presidenca e Kosovës ka akuzuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, duke thënë se gjatë 1 gushtit, presidentes Vjosa Osmani, është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit (TAV).

E në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar edhe veprimtari shqiptar nga SHBA, Ramazan Bekteshi.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se kemi të bëjmë me cenim diplomatik ndaj presidentes Osmani.

Madje, Bekteshi kërkoi që me urgjencë të zgjidhet ky skandal, derisa tha se do të jetë një test serioz për qeverinë e re maqedonase.

“Nesër është një test serioz për qeverinë e re maqedonase dhe për VLEN. Ky skandal diplomatik nuk duhet të mbetet i pandëshkuar. Kush është fajtori, nënpunësi i sigurimit, apo një porositës i politikës nga lartë”, shkroi ndër të tjera veprimtari nga SHBA.

Postimi i plotë

Cenim diplomatik në Shkup, Presidentes Osmani. Nëse nesër nuk largohet zyrtari i sigurisë së aeroportit, urdhëri ka ardh nga lart.

Nesër është një test serioz për qeverinë e re maqedonase dhe për VLEN. Ky skandal diplomatik nuk duhet të mbetet i pandëshkuar. Kush është fajtori, nënpunësi i sigurimit, apo një porositës i politikës nga lartë. Kushdoqoftë shkaktari, nëse kjo çështje nuk zgjidhet me urgjencë siç e meriton rasti, marrëdhëniet e dy vendeve do të nisin të përkeqësohen, sepse ashtu e duan aleancat panslaviste serbo-ruse. Po ashtu, të shofim si do ta trajtojë rastin Tirana zyrtare dhe opozita kosovare?