Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pozhari: Asgjë e rastësishme, ja pse trajtimi poshtërues i Maqedonisë ndaj presidentes Osmani ishte i paramenduar

 
   

Analisti Xhevdet Pozhari, ka reaguar për incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku është tentuar që t’i kontrollohet çanta dhe telefoni personal i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se fakti që presidentja e Maqedonisë nuk ka reaguar ende për «trajtimin poshtërues» ndaj presidentes Osmani, tregon se kjo nuk ishte e rastësishme, por e paramenduar, përcjell Bota sot.

«Asnjë reagim nga presidentja e Maqedonisë së Veriut për trajtimin poshtërues të shtetit të saj ndaj Presidentes së Kosovës. Në radhë të parë si grua!

Në vend të kësaj, media të porositura maqedonase që vazhdojnë ta thellojnë skandalin me dezinformata denigruese për Presidenten.

Kjo vetëm shpjegon se asgjë nuk ka qenë e rastësishme, por e paramenduar me qëllimet më të ulëta», ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

Presidenca e Kosovës ka akuzuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, duke thënë se gjatë 1 gushtit, presidentes Vjosa Osmani, është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit (TAV).

Autoritetet maqedonase kanë hedhur poshtë këto akuza të Presidencës së Kosovës, por kanë thënë se kanë nisur hetimet për këtë rast./Botasot