Më 13 qershor të vitit 1999, ka qenë gjenerali gjerman Helmut Harff (Brigadegeneral der Bundeswehr) që udhëhoqi trupat gjermane të cilat u futën në Kosovë, nga Prizreni. Në një video të AP, shihet gjenerali gjerman Harff, teksa i thotë oficerit serb Muskovit, se ai dhe trupat e tij kishin vetëm 30 minuta kohë që të largoheshin nga Kosova.
Ndërsa, sot 25 vjet pasi Serbia e lëshoi Kosovën dhe kjo video është bërë nga më të kilikuarat, në rrjetet sociale, nuk ka sesi të mungojnë edhe komentet në Fb, Tweweer, dhe Linkedln, tani kur flitet se presidenti serb Vuçiq dëshiron të kthejë trupat serbe në Kosovë, duke i kujtuar atij dhe atë moment ikonë të vitit 1999.
Siç dihet në vitin 1998, presidenti Slobodan Millosheviç, në ish Jugosllavinë e mbetur, e bëri Alexander Vuçiqin, atëherë dhe ministrin e tij të informacionit, ku Vuçiqi ishte përgjegjës për të dhënë çdo informacion te luftës në Kosovë.
Koha e Vuçiqit në shërbim të Millosheviqit thonë komentuesit ishte një epokë e shënuar me spastrim etnik, urrejtje ndaj kroatëve dhe boshnjakëve myslimanë, si dhe Kosovës, kohë e sanksioneve dhe luftërave të Serbisë.
Video e famshme e 13 qershorit 1999, tregon se pasi dy gjeneralët shkëmbejnë disa fjalë, gjenerali gjerman Helmut Harff i jep gjeneralit serb urdhrin e prerë ushtarak: “U, kanë mbetur edhe 28 minuta ….. kohë të largoheni nga Kosova. …tani keni vetëm 29 minuta..”
Kështu që megjithëse kanë kaluar njëzet e pesë vjet legjendar është debati i gjeneralit Harff, me komandantin të ushtrisë kriminele serbe, Muskovit, i cili fillimisht kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës:
“Sa minuta ju duhen që të largoheni?”, -pyet gjenerali gjerman komandantin serb.
“Gjashtë orë”, replikoi komandanti serb.
“Kjo nuk është e mundur. Ju jap 30 minuta kohë për tu larguar ” , -tha gjenerali gjerman.
“Por na duhet një dokument për municionin që po lëmë pas” , – replikon përsëri serbi.
“Ky është një urdhër” , -tha gjenerali. “Koha po ecën. Ju kanë mbetur edhe 28 minuta. Fundi i diskutimit”.
Pas bisedës serbët largohen.
Helmut Harff ka lindur më 5 qershor 1939 në Mönchengladbach u nda nga jeta më 8 shtator 2018.