Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nuhiu për rastin e Osmanit në Shkup: Skandal, presidentja nuk është pasagjere e zakonshme

 
   

Ish.zv-ministri në Maqedoni nga radhët e BDI-së, Agim Nuhiu e ka cilësuar “skandal” incidentin e mbrëmshëm ndaj presidentes Vjosa Osmani, ku sigurimi i aeroportit të Shkupit ka tentuar që t’ia marrë telefonin e saj privat dhe ta shtyjnë.

Në emisionin “FIVE” ai ka thënë se presidentja Osmani është shefe e shtetit dhe nuk është një pasagjere e zakonshme.

“Na ka tronditur të gjithëve. Askush nuk mund të vë në pikëpyetje supremacionin.

Osmani ka rangun zyrtar, ka detyrime për përfaqësim publik madje ka pasë notë verbale nga ambasada e Kosovës”, ka deklaruar Nuhiu.