Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bahtiri: Ura do të hapet, ndërkombëtarët ta përmirësojnë veten

 
   

Ish-kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, kërkon që t’i jepet drita jeshile vendimit për hapjen e Urës së Ibrit.

Ai jep garancë se një gjë e tillë nuk do të ndikonte që të organizoheshin protesta në shenjë të kundërshtimit.

“Të normalizojmë situatën. Unë garantoj që asnjë njeri as nga veriu as nga jugu nuk do të protestojë dhe nuk do të kundërshton, për arsye se urat i lidhin qytetet, ruajnë bashkëpunimin mes njëri-tjetrit”, tha Bahtiri.

“Është e papranueshme që Bashkimi Evropian, në vend që t’i përkrahë iniciativat e tilla, t’i ndalë më duket absurde. Simboli i ndarjes duhet një herë e përgjithmonë të shuhet si iniciativë, le të ketë normalizim për të gjithë qytetarët dhe jo të ketë ndasi”, shtoi ai.

Bahtiri u shpreh i bindur që ura do të hapet, ndërsa tha se për këtë nuk ka asnjë dilemë.

“Mendoj se faktori ndërkombëtar duhet të përmirësojë vetveten për iniciativa të tilla të cilat nuk e di kush ia imponon”, theksoi tutje ai.