Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dy depo nafte përfshihen nga zjarri në Rusi, si pasojë e sulmeve me dronë

Së paku tri rajone ruse u sulmuan nga dhjetëra dronë gjatë natës mes 2 dhe 3 gushtit, duke ua vënë zjarrin dy depove të naftës, raportuan autoritetet ruse.

Guvernatori rajonal i Rostovit, Vasily Golubev, tha të shtunën se 55 “dronë ukrainas” e sulmuan rajonin e tij gjatë natës, duke i dëmtuar “depot në qarqet Kamenski dhe Morozovski”.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Ai shtoi se nuk është raportuar për viktima.

Në qarkun Morozovski ndodhet një fushë ajrore ushtarake, e cila ka qenë në shënjestrën e sulmeve me dronë në të kaluarën.

Video të postuara nga kanali Astra në Telegram shfaqën zjarre në fushën ajrore dhe në një depo nafte në qarkun Kamenski.

Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit Belgorod, tha se një rezervar nafte u shkatërrua nga një sulm me dron, por nuk pati viktima. Ai tha se zjarri është shuar.

Në rajonin Oryol, guvernatori Andrei Klychkov, shkroi në Telegram se tre dronë u shkatërruan, ndërsa “dy dronë ranë mbi një ndërtesë banimi”.

Ai tha se nuk u raportua për viktima.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi se 36 dronë u shkatërruan gjatë natës, 17 në rajonin Oryol, nëntë në rajonin Belgorod, dhe tetë në rajonin Kursk.

Radio Evropa e Lirë nuk është në gjendje t’i verifikojë raportimet për luftimet brenda Rusisë.

Ndërkohë, ushtria e Ukrainës raportoi se 29 dronë rusë u lëshuan kundër vendit gjatë natës, prej të cilëve 24 u rrëzuan.

Autoritetet ruse raportuan gjithashtu se pesë civilë u vranë dhe 22 u plagosën nga bombardimet ruse në rajonet Donjeck, Harkiv dhe Herson.

Me gjithë dëshmitë e mëdha, Rusia vazhdon ta mohojë se nuk i sulmon civilët në luftë kundër Ukrainës

Misioni Vëzhgues i Kombeve të Bashkuara ka thënë se së paku 11.284 civilë ukrainas janë vrarë nga lufta prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, duke theksuar se numri i vërtetë ka gjasa të jetë shumë më i lartë./rel