COVID-19 po rikthehet në Kosovë. Së fundi 39 raste pozitive me coronavirus janë konfirmuar në vend, 7 prej të cilëve janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka konfirmuar se aktualisht kjo Klinikë i ka shtatë pacientë të prekur me COVID.
“7 raste janë në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje stabile”, u shpreh Vishaj.
Infektologët e kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë t’i marrë masat adekuate, në mënyrë që mos të lejohet përhapja e virusit.