Mërgimtarë të shumtë që kanë zgjedhur kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë për të hyrë në Kosovë janë rekomanduar që të kërkojnë rrugë alternative.
Kjo pasi kolona të gjata me pritje disa orëshe janë aktualisht në kufirin mes këtyre dy vendeve.
Lexuesit kanë dërguar pamje, ku shihen kolona të gjata.
Foto nga vendi i ngjarjes
Ndërkohë, në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë aktualisht pritjet nuk janë të gjata.
Pritjet më të gjata janë në Jarinje 15-20 minuta dhe Muçibabë 20 minuta, ndërsa te Dheu i Bardhë e Merdarë, pritjet aktualisht janë 5-10 minuta.