Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Si t’i mbani flokët të shëndetshëm gjatë verës

Flokët janë më të dëmtuarat në përfundim të verës për shumicën e njerëzve e sidomos për gratë.

Kjo për shkak të një sërë arsyesh që fillojnë që nga ndryshimi i stilit të jetesës e deri tek kushtet atmosferike.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Flokët duke qenë gjithnjë të ekspozuar janë të parët që ndjejnë të ftohtin e acartë dhe të nxehtin përvëlues.

Ndaj nëse ndjeni se gjatë stinës së nxehtë flokët tuaj dobësohen, nuk jeni të vetmit dhe për këtë eskpërtët japin disa zgjidhje.

AgroWeb.org ndan sot me ju disa këshilla të vlefshme si të kujdeseni për flokët tuaj gjatë kësaj periudhe në mënyrë që t’i shijoni të shëndetshëm për gjatë gjithë vitit.

Mbulohuni

Gjatë verës dhe gjatë orëve kur rrezet e diellit janë më të forta mundohuni të mbani një shall apo kapele në kokë.

Kjo gjë jo vetëm që do ju mbrojë nga rrezet e dëmshme UV, por do t’i mbajë flokët tuaj të paprekur edhe nga pluhuri apo era e tepërt.

Lidhini në mënyrën e duhur

Një topuz i lehtë mbi kokë apo një gërshet i çregullt është gjithnjë ideal për të mbajtur flokët të shëndetshëm.

Njëjtë si kapelja apo shalli edhe kjo metodë do ju ndihmojë që t’i ekspozoni më pak në diell.

E rëndësishme është që gjatë këtij procesi të mos i shtrëngoni ato më shumë nga sa duhet në mënyrë që të mos dëmtoni rrënjën e flokëve tuaj.

Lajini më pak

Edhe pse gjatë verës mund të duket si e pamundur dhe si këshillë e pavend, mundohuni që flokëve t’ia kurseni dushin e tepërt.

Shampot dhe kimikatet e tjera që mund të vendosni në kokë prishin balancen natyrale të yndyrës dhe skalpit të kokës duke shkaktuar probleme afatgjata.

Kështu që mundohuni të mos i lani çdo ditë më shampo flokët tuaj, nëse doni të freskoheni lajini ato vetëm me ujë për të evituar sa më shumë kimikatet.

Kujdes me nxehtësinë

Tharja e flokëve është një proces i domosdoshëm për të evituar lagështirën të depërtojë në kokë e qafë si dhe për të zgjidhur të gjitha problemet e bukurisë.

Megjithatë në verë mund t’i thani më pak e t’i stiloni më pak ato.

Zgjidhni t’i thani në diell dhe lërini në gjendjen e tyre natrale sa më shumë.

Trajtojini

Një nga mënyrat më të mira për t’i mbajtur flokët të shëndetshëm gjatë gjithë vitit është aplikimi i maskave të ndryshme.

Në verë, ajo çfarë i mungon flokëve më së shumti është hidratimi, ndaj zgjidhni trajtime që i sjellin freski flokëve tuaj.

Vaji i kokosit apo ai i ullirit janë alternative të mira për të mbajtur majat e shëndetshme gjatë gjithë kohës.

Kjo është veçanërisht e këshillueshme kur shkoni në plazh apo kur jeni në kontakt me diellin.

AgroWeb.org ju sugjeron që të zgjidhni maskën me banane dhe mjaltë të cilën mund ta lexoni të plotë duke klikuar këtu. /AgroWeb.org