Deri në orën 15:00 në Himarë kanë votuar 30.33 %, 6.403 nga 21.110 qytetarë në listën e QV të raportuara për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.
Sipas informacioneve, deri më tani numri i votuesve është 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Për postin e kreut të bashkisë Himarë garojnë Vangjel Tavo, kandidat i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria kandidat i opozitës.
Dy kandidatët votuan rreth orës 10:00. Ndërkohë më parë në KQZ është raportuar që votimi në dy QV në Kuç ka nisur me një orë vonesë në mëngjes.
6 mijë zgjedhës në Himarë nuk do mund të ushtrojnë të drejtën për të votuar për shkak se karta e tyre e identifikimit ka skaduar. Shifrën e konfiromoi edhe komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Megjithëse e njëjta problematikë është konstatuar edhe në zgjedhjet e shkuara, nuk është marrë asnjë masë.
Sipas sekretarit të KZAZ 88 në Himarë, deri tani janë 200 votues që nuk kanë arritur të votojnë për shkak të kartave të ID të skaduara.