Një grua është plagosur me armë zjarri në Bresje të Fushë Kosovës, mëngjesin e sotëm.
Ajo u dërgua me urgjencë në Qendren Emergjente të QKUK-së
Gjendja e saj për momentin është stabile.
Kështu tha për Klankosova.tv drejtori i Emergjencës Naser Syla.
“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe intervenimet. Ende është në observim në Qendren Emergjente. Ta shohim më vonë për transfer”, tha Syla.
Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.