Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“BE: Punimet në urë kanë përfunduar dhe do të hapet pa vonesa”

 
   

Prof.dr. Enver Bytyҫi në një postim të tij në Facebook shkruan se në një raport të Bashkimit Evropian në vitin 2019 thuhej se punimet në urën e Mitrovicës kane përfunduar dhe ura do të hapes pa vonesa.

“Punimet në urën e Mitrovicës kanë përfunduar dhe ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa apo pengesa të mëtejshme”, thuhej në nje raport te BE-së në vitin 2019”, shkruan profesor Bytyҫi.

Ky postim i tij, erdhi në kohën kur kryeministri Kurti ka thënë se do të hapet Ura e Ibrit.

Ndaj tij kanë reaguar përfaqësues të Bashkimit Evropian se nuk duhet hapur këtë ҫështje në këtë kohë.