Ish i burgosuri politik, Fehmi Berisha, veprimtar i njohur i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ka ndarë detaje nga koha kur ishte arrestuar dhe marrë në pyetje nga UDB-a, shërbimi sekret jugosllav.
Berisha tregon se u arrestua më 31 mars, 7 ose 8 orë para fillimit të demonstratave në Podujevë, në vitin 1981, që me shokë të tjerë i kishte organizuar.
“Grupi Revolucionar për Bashkim Kombëtar”, tregon Berisha, që ishte
Gjatë hetimeve të vitit 1981, UDB-a kërkonte të zbulonte një grup më të madh, që sipas Berishës, nuk ekzistonte. “Grupi Revolucionar për Bashkim Kombëtar”, tregon Berisha që ishte grupi më ë cilin kishin vepruar ndaj regjimit serbo-jugosllav, që nga themelimi në vitin 1974.
Hetuesit e parë të tij ishin Shaban Zeqiraj dhe Sabah Muhaxheri. Zeqiraj e kishte këshilluar Berishën që të mos bënte gabime gjatë hetimeve.
“As gjatë hetimeve të 81 nuk është zbuluar grupi. Ata kërkonin një grup më të madh, që nuk ka ekzistuar… Hetuesi i parë ndaj meje ka qenë Shaban Zeqiraj – ka qenë sekret komiteti në komunë të Kamenicës, dhe Sabah Muhaxheri, që ka qenë i Pejës. Këtë kanë qenë dy inspektorët e parë, me ta kam kaluar një kohë të mirë. ky Shaban Zeqija ka qenë një burrë i mirë, unë nuk i kam besuar atij, por ai fillimisht ka qenë ka thënë se tortura fizike nuk ka, burrë çka del mbi këtë tavolinë, nuk kam qare pa i çuar të gjykatësi hetues. Në disa raste është përpjek, më dhënë sugjerim ku mos me gabu”, ka thënë Berisha.
Berisha përmend një moment kur, në përpjekje për të qenë i sinqertë, kishte treguar për disa faqe dorëshkrimi nga libri i Ajet Haxhiut, “Hasan Prishtina dhe lëvizja patriotike e Kosovës” dhe Lahuta e Malësisë dhe se si, Zeqiraj kishte tentuar ta ndihmojë.
“E ka bërë edhe praktikisht një herë gjest; Sabahu ish ul këtu, Sabahu të merre në pyetjet por ky ishte udhëheqësi, edhe e bëra unë një gabim të vogël, ky shkoj e kapi një najlon me gjësende që i kishin marrë atë nate që më kishin arrestua në shtëpi, edhe e derdhu mi tavolinë, e shprazi që më pa unë çka kanë gjet në shtëpi dhe mos më bë unë ndonjë gabim. Ashtu e kapa unë. E bërë një gabim për arsye se i kisha nxjerr prej librit të Hasan Prishtina dhe lëvizja patriotike (Ajet Haxhiu) nja 20 faqe dorëshkrim… dhe Lahutën e Malësisë… edhe unë për tu treguar i sinqertë, pa më pyetur unë i tregova.
E gjetën një flamur pa yll. Një rast e ngriti tonin, në të vërtet nuk e dija nga ka ardh. Bërtite pse ky yll pa yll, iu thash s’është i imi, ju e keni shti këtu. Të dytë u dhezën. Kur doli Sabahu, ky kërkoj falje, e ngrita tonin pak, por këtu asnjë njeriut nuk i besojmë”, ka shtuar Berisha.